Rama flet për 12 pyetjet e Këshillimit Kombëtar: E kam fobi rutinën, por nuk na mungojnë kartonat në Kuvend
Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje është i ftuar në emisionin ”Open”, ku po flet për gjithçka. Fillimisht është pyetur nga Eni Vasili për 12 pyetjet e Këshillit Kombëtar ndaj qytetarëve shqiptarë, ku tha se PS-së nuk i mungojnë kartonat në Kuvend për të kaluar çdo nismë, apo për të miratuar çdo ligj.
Këshillimi Kombëtar?
Për këtë vit janë kaq, këtë eksperiencë duam ta bëjmë të përvitshme, duke nxjerrë mësimet e nevojshme. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjë lloj identifikimi të qytetarëve që shprehen. Siç është në modë kjo teoria e konspiracionit të zbulimit të të dhënave, menduam mos ta fusim këtë metodë. Zarfat që shkojnë në shtëpi janë pa emër.
Pse u bë pas kaq vitesh? A zëvendësohet mendimi i ekspertëve me atë të popullit?
Qeverisja është proces që nuk mbaron kurrë. Mendoj që është lajm i mirë që pavarësisht faktit se ne kemi hyrë në mandatin e tretë si askush më parë, jemi në kërkim të vazhdimësisë së përmirësimit. E kam fobi rutinën. Këto janë vendimmarrjet tona. Ne nuk na mungojnë kartonat për të marrë këto vendime, nuk na duhet një justifikim.