Rama flet për avionin e rrëzuar
Kryeministri Edi Rama foli sot për avionin e rrëzuar në Ishëm. Nga foltorja e Kuvendit duke iu drejtuar deputetes demokrate Topalli Rama tha: Ti sheh një avion atje në fotografi. Ka rënë është e vërtetë ka rënë. Dëgjon Flamurin që thotë ishte plot. Ku e pa Flamuri që ishte plot mund ta di! Flamuri ku e pa! Se ishte këtu me ty. Lëre Flamurin të tundë flamurin. Nuk të shkon ty të tundësh flamurin e Flamurit. Se midis teje e Flamurit unë të zgjedh ty njëqind herë në njëqind prandaj mos tund shkopin e Flamurit”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Një muaj rresht, PD-ja që u nis për Dibër njësoj si armata që u nis drejt Vaterlosë, nuk pa, nuk tregoi, jo asnjë parcel, por asnjë gjethe kanabisi, ashtu sikundër PD-ja shpalli fitoren kur u mbyllën kutitë e votimit dhe përmes zonjës Tabaku na bëri thirrje të pranojmë rezultatin!
Pra, Saliu dhe të gjithë bashkë kapen si i mbyturi pas gjethes së kanabisit kur thonë se ne e dinim që kështu do të ndodhte, sepse nëse e dinit keni luajtur mendsh fare që shpallni fitoren sa mbyllen kutitë e votimit.
Kjo nuk është çështje që mund të zgjidhet me debat mes nesh Jozefinë, se janë mbjellë kaq e aq por t’u referohemi të tretëve të besueshëm. Unë s’mund ta imagjinoj se çfarë mendoni ju, por për DASH, pasi kaloi reforma në drejtësi dhe paketa kushetteuse, nuk keni kurajon të thoni se çfarë thotë. Dhe janë deklarata që vetëm spontane nuk janë, por e thotë në tre raporte rrestht. Në 2013, kur kanabisi u mboll nën hundët e qeverisë suaj, DASH thotë se prodhimi vendës mbeti i lartë për të tretin vit radhazi edhe pse nuk ka statistika. Ju i lexuat herën e kaluar deklaratat e policisë, por ju i kishit sekrete.
(Deputetja Jozefina Topalli ndërhyn nga salla duke i treguar fotografinë e avionit të rrëzuar)
Rama vazhdon: Mos më ndërprit, se herën tjetër që më tunde fotografinë, ashtu nise dhe me atë mbete.
Jozefinë, ai institucion, DASH, ka marrë udhëheqës shtetesh dhe i ka ngritur në ajër dhe nuk ka lënë më të shkelin nën tokë. Atë letër tundja ambsadorit amerikan, jo mua.
Ka një gjë: në kohën tuaj ju i vutë vulën një republike autonome që u quajt Lazarat dhe pjesën tjetër të territorit ku u shtri vit pas viti kultivimi i marihuanës ju e mbajtët sekret në komunikata sekrete të Policisë së Shtetit. Ishte sekret!!!
Ne goditëm Lazaratin, e rrafshuam përtokë bankën tuaj të parave kesh dhe hapëm kutinë e Pandorës: Ne kemi deklarata të përditshme policie transparente për këtë proces.
Për një arsye shumë të thjeshtë ne jemi ndryshe nga ju. Ato karrige aty nuk janë për të ndenjur rehat dhe për t’u shkelur syrin shkelësve të ligjit, pa bërë asnjë reformë strukturore dhe duke e lënë vendin në prag të falimentit financiar.
Ju lidhët me bashkëpunëtorët e krimit, familje të persekutuara denbabaden në Dibër, që për herë të parë na votuan ne se u kishte ardhur shpirti në majë të hundës nga ju. Familje që kishin bërë nga 300 vjet burg për shtëpi. Çfarë do t’u thoni?! Që nxjerrin para nga droga dhe krimi? E tha personalisht drejtuesi i partisë suaj.
Dua ta mbyll fjalën me çështjen e 1200 punëtorëve të Rafinerisë së naftës në Fier, që kanë ardhur tek dera e Kuvendit dhe dera ime, janë shtrirë në rrugë sepse nuk merrnin rrogat dhe dyqanet e bukës në atë zonë janë dëshmia më rrënqethëse për shkak të shfrytëzimit dhe dorëzimit të pasurisë publike në duart e e llumit kriminal financiar. Sot jemi shumë krenar që ata prindër sot janë në punë dhe marrin një më një çdo qindarkë nga rrogat e së kaluarës”.