Rama flet për Bashën nga Uashingtoni: Ai nuk fiton dot asgjë asnjëherë në asnjë rast!

Në bashkëbisedimin me gazetarët në SHBA, kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 6 mars dhe ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha, duke thënë se ai do i qëndrojë besnik profilit të humbësit.

Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë asnjëherë në asnjë rast. Si ka humbur gjithmonë do i qëndrojë besnik profilit të vet duke humbur përsëri”, tha Rama.

Sa i përket aleancës mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, Rama tha: “Aleanca mes Berishës dhe Metës është në veprim dhe do intensifikohet në vijim sa më shumë. Të përkufizohet ngjashmëria e tyre në raport me planetin”.

SHKARKO APP