Rama flet për mbylljen e TikTok-ut, reagon dom Gjergj Meta: Ndërhyrjen e kryeministrit e pashë edhe si një akt përgjegjësie…

Kryeministri Edi Rama sot bëri me dije se do të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat. Vrasja e 14-vjeçarit ka prekur Shqipërinë, dhe të gjithë po e shprehin qëndrimin e tyre.

Dom Gjergj Meta kërkesën e kryeministrit ai thotë se e ka parë me një këndvështrim pozitiv, dhe se me atë deklaratë ka marrë edhe përgjegjësi institucionale.

”Ndërhyrjen e kryeministrit e pashë edhe si një akt përgjegjësie, por mbetet për tu parë sesi do të realizohet kjo gjë sepse në ide themi që të bëhet kështu, apo ashtu, por si duhet bërë. Duhet të mbështesim institucionet që merren me këto, një konsultim i gjerë me prindërit, por unë nuk do të përjashtoja nga konsultimi edhe adoleshentët. Ndodh një gjë që ne nuk e kuptojmë, por që në një moment edhe ata vetë lodhen, dhe nuk dinë që të shtrijnë dorën për të kërkuar ndihmë. Duhet të flasim me ta”,-tha në ”Tv Klan”.

 

SHKARKO APP