Rama flet për median greke para takimit me shqiptarët në Athinë: Mitsotakis është një mik që e respektoj
Kryeministri Edi Rama do zhvilloje takimin e shumëpërfolur me shqiptarët në Athinë sot në orën 11:00.
Vizita e tij, ka ngritur në këmbë autoritetet greke, ku nën masa të rrepta sigurie me 1000 punonjës policie, do sigurojnë mbarëvajtjen e këtij takimi. Stadiumi Galatsit është “sterilizuar” nga qen të trajnuar dhe pajisje speciale për zbulimin e mjeteve shpërthyese, si dhe po monitorohet dhe ka akses të kontrolluar.
Dronët dhe helikopterët do të monitorojnë vazhdimisht zonën, ndërsa snajperët nga EKAM do të jenë në pika të përzgjedhura.
Ai përmend gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk do ketë lidhje fare me rastin e Fredi Belerit.
KOHA JONË SONDAZH

