Rama flet për Shukri Xhelilin: Kryetari shihte punët e veta
Aleanca për Shqipërinë Europiane çeli sot në Dibër fushatën për zgjedhjet bashkiake, ku u prezantua kandidati i majtë për kryebashkiak, Muharrem Rama.
Gjatë fjalë së tij, Kryeministri u kërkoi dibranëve që mbështesin kandidatin e majtë për të vazhduar me përpara me punën dhe projektet për Dibrën, ndërsa thumboi edhe rivalin demokrat Sherefedin Shehu, duke e quajtur “burrë të mirë, por që duhet të dalë në pension”.
Kreu i Qeverisë nuk mund të mos i shmangej as ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, i cili u kap në një videoskandal duke kërkuar favore seksuale për një vend pune. “Kishit një kryetar që nuk donte t’ia dinte për Dibrën. Dinte vetëm punët e veta”, iu drejtua Kryeministri elektoratit dibran.
KOHA JONË SONDAZH

