Rama flet për takimin me ambasadoren e SHBA dhe njofton miratimin e paketës anti-“KÇK”

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një takim mirëseardhjeje takimin me diplomaten amerikane Yuri Kim të sapombërritur në Tiranë në krye të ambasadës së SHBA-ve. Në një postim në “Twitter”, Rama publikon foto nga takimi, ku ambasadorja Yuri Kim shfaqet në zyrën e tij dhe thekson se në fokus kanë qenë prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate.

Më tej Rama njofton edhe se në mbledhjen e qeverisë ka kaluar paketa ‘antiKÇK’ dhe ligji special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar.

“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate?????Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar?”, shkruan Rama.

Ndërkohë në postimin në facebook të ambasadës shkruhet se ambasadorja falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve të përbashkëta

“Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta”

SHKARKO APP