Rama: Fluks pushuesish në veri të vendit, lajmi më i bukur i sezonit

Veriu i vendit vijon të ngelet destinacion shumë i kërkuar për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Kryeministri Rama deklaron në rrjetet sociale se të dhënat nga pikat kufitare, aeroporti dhe portet tregojnë rritje të lartë të numrit të vizitorëve dhe të turistëve.

Ai deklaron se infrastruktura e ndërtuar, vizioni strategjik i qeverisë dhe rrjeti i agroturizmave kanë sjellë një fluks të madh pushuesish edhe në veri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lajmin më të bukur të këtij sezoni të jashtëzakonshëm, me shifrat e të gjitha portave hyrëse të vendit që flasin për një rritje të lartë të numrit të vizitorëve e turistëve të huaj, e ka sjellë Veriu ynë, ku programi kombëtar i Rilindjes Urbane, infrastruktura rrugore turistike e ndërtuar në dekadën e fundit pikërisht me këtë vizion strategjik, rrjeti i ri i agroturizmave e bujtinave, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish drejt bukurive mahnitëse të Shqipërisë së Sipërme.

Swiss Digital Mobile Reklama
E në këtë zhvillim të ri për Shqipërinë Turistike, Shkodra e të gjitha bukurive, e ridalë tanimë nga agonia e gjatë dhe plot turistë ngado, është qershia mbi tortë; e kjo foto si një copë parajse është bash nga Dajçi i Shkodrës“, shkruan Rama në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?