Rama foto me organizatorët e Formula 1 në ujë që do zhvillohet në Pogradec
Mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në korrikun e 2024 do zhvillohet gara botërore e ujit, Formula 1 në qytetin e Pogradecit.
Së fundmi Rama ka publikuar gjithashtu një foto me organizatorët e Formula 1H2O dhe tregon se në këtë garë do marrin pjesë Italia, Franca, Spanja, Dubai, Indonezia, Kina etj.
“Sot me organizatorët e FORMULA 1H2O për Kampionatin Botëror të Ujit 2024 kur Shqipëria do të futet në liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, së bashku me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën etj”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

