Rama fyen artistët: Jeni minorancë, Teatri do shembet për të ndërtuar të riun

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për protestën e artistëve për mos shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ai shprehet i bindur se Teatri Kombëtar do të shembet dhe i cilëson protestuesit, si një minorancë bllokuese.
“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.
Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”,- deklaron Edi Rama.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP