Rama: Gati 100 mijë vetë kanë marrë pjesë në nismën e Këshillimit Kombëtar
Kryeministri Rama thotë se thuajse 100 mijë persona kanë marrë pjesë në nismën e Këshillimit Kombëtar.
Një proçes i ndërmarrë nga qeveria për të krijuar një ide mbi mendimin e shqiptarëve për disa çështje të rëndësishme për vendin, si pjesëmarrja në Ballkanin e Hapur apo legalizimi i kanabisit.
“Këshillimi kombëtar ecën me ritme tejet inkurajuese. Faleminderit. 95950 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë. Duke ju falënderuar edhe njëherë, me garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin”.