Rama: Gjendja e trashëguar në shërbimin social, shumë e rëndë
Nga ana tjetër, tha Kryeministri, “kjo vlen për të konsoliduar një instrument shumë të rëndësishëm për shoqërinë në luftën e varfërisë, që janë shërbimet sociale”.
“Ashtu si në të gjithë fushat e tjera edhe në këtë fushë gjendja e trashëguar është shumë e rëndë. Po kështu mund të shohësh energjinë, territorin, Lazaratin dhe me radhë të gjitha plagët e hapura që kemi trashëguar në organizmin e vendit dhe shoqërisë”, sqaroi ai.
Duke vijuar se “pavarësisht se është më e pazëshmja, pasi në të janë njerëzit më të pafuqishëm të shoqërisë, kemi trashëguar një gjendje që s’ka asnjë ndryshim nga lidhjet e paligjshme të energjisë apo në ndërtimet e paligjshme në territor”.
“Mjafton një fakt i thjeshtë, – u shpreh Rama, – që në një vit, nga 27 mijë dosje të shqyrtuara prej jush, lidhur me aftësië e kufizuara, 20% kanë rezultuar me probleme ose 5400 dosje”.