Rama: Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë ligjin për Vetingun
Nga Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë Edi Rama i bën apel Gjykatës Kushtetuese që të zhbllokojë ligjin e vetingut, në mënyrë që të nisë sa më parë puna për zbatimin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjithë vendin, në mënyrë që ti hapet rrugë integrimit të Shqipërisë.
Sipas tij, Shqipëria është një vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim.
“Shqipëria vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim?? (Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Vetingun e Gjykatësve e Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij)”- shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”, duke e shoqeruar dhe me nje video.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154179363221523/
KOHA JONË SONDAZH

