”Rama hap thesin me premtime elektorale”/Kuçi: Kryegaztori nuk e do Durrësin, por veç oligarkët

Pasi kryeministri Edi Rama foli për rindërtimin në qarkun e Durrësit, ka reaguar kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi, ku thotë se kryegaztori (Edi Rama) nuk e do Durrësin, pasi do veç oligarkët. Sipas saj, nëse do e donte Durrësin nuk do ia jepte pushtetin mafias së betonit dhe korrupsionin ta barbarizonin. ”Nëse do e donte Durrësin nuk do i sillte mjerim dhe papunësinë e lartë, me faturat më të larta në vend të ujit dhe energjisë elektrike e as nuk do jepte tendera abuziv rrugësh prej të cilave Durrësi mbulohet nga uji sa herë bie shi”,-shkruan ndër të tjera Kuçi në facebook.

Postimi i plotë

Krye-gaztori i sektit të “Rilindjes” vazhdon me përralla me mbret për Durrësin duke hapur thesin me premtime elektorale. Nëse do e donte Durrësin nuk do ia jepte pushtetin mafias së betonit dhe korrupsionin ta barbarizonin deri në gjendjen që është sot.

Nëse do e donte Durrësin nuk do i sillte mjerim dhe papunësinë e lartë, me faturat më të larta në vend të ujit dhe energjisë elektrike e as nuk do jepte tendera abuziv rrugësh prej të cilave Durrësi mbulohet nga uji sa herë bie shi.

Nëse do i donte banorët e Durrësit do punonte për banesat e dëmtuara dhe jo të linte 8 mijë banorë në të ftohtë në çadra e kontenierë. Krye-gaztori nuk e do Durrësin. Ai do vetëm oligarkët. Ndaj edhe Durrësi nuk e do dhe do e largojë përgjithmonë më 25 prill.

SHKARKO APP