Rama: Hapet një pjesë e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII është tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve në një pjesë të tij.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga pjesa e hapur për qarkullimin e automjeteve të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.
“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII, pjesa e hapur për qarkullimin e automjeteve”, shkruan Rama.
Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknikë të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.
KOHA JONË SONDAZH

