Rama harron që Albcontrol kontrollohet nga qeveria, akuzon Presidentin

Albcontrol është një institucion me kapital 100 shtetëror. Drejtori dhe bordi zgjidhen nga Ministria dhe qeveria dhe pjesë e këtij institucioni janë njerëzit e PS dhe në shumë raste të afërm të ministrave dhe deputetëve të PS.

Por kryeministri Edi Rama thotë se për grevën e këtyre punonjësve fajin e ka Presidenti.

“Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit! T’i harrosh të dyja!”,- shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazën ligjor për Alb Controll thuhet se: “ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.
ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?