Rama heq këpucët në shtëpinë e re, “akuzon” Ahmetajn: Më ke vjedhur çorapet e kuqe
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë i pranishëm në fshatin Gjepalaj të Shijakut, për t’u dorëzuar çelësin e shtëpive të banorëve të cilët kishin humbur banesat pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ne momentin që ka qenë duke vizituar një prej ndërtesave të reja, i zoti i shtëpisë i kërkoi Edi Ramës të hiqtë këpucët para se të hynte në banesë. Rama nuk ia ka prishur, por kur ka pare corapet e kuqe te ministrit Arben Ahmetaj e ka “akuzuar” ate se i ka vjedhur corapet!
Batutat
Rama: Unë nuk i heq asnjëherë këpucët.
Kryefamiljari: Mirë është me i hek!
Rama: Epo po i heq atëherë, duhet me i ndjek rregullat e familjarit.
(Por këpucët i heq edhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili kishte veshur çorape të kuqe. Kur i ka pare Rama, nuk ngurroje të bëjë një batutë me çorapet e Ahmetajt).
Arben Ahmetaj: Ja i hoqëm Osman.
Rama: Ky (Ahmetaj) më ka vjedhur çorapet e mia, i kam pasur unë dikur, i vesh ky tani! Më pas ata dalin nga shtëpia dhe veshin këpucët, ku Rama shihet ulur ne shkallet e jashtme te shtepise duke veshura këpuceët.
Kryefamiljari: E kemi si traditë me iu përcjellë…
Rama: Tani do na përcjellësh se na hoqe edhe këpucët.
Edi Rama: Tani të veshim këpucët….Hajde Arben! Ç’na bërë more Osman. Ta kishte marrë mendja t’ia hiqje këpucët kryeministrit në shtëpinë e re?! Ja si është jeta e shenj jetën. Zbatojmë rregullat e shtëpisë.