Rama hesht për dhunën te Astir dhe tallet me Bashkinë e Shkodrës

Ditën e sotme Policia e Shtetit, me urdhër të kryeministrit ka nisur një aksion të dhunshëm për prishjen e banesave që preken nga projekti i Unazës së Re në Tiranë. Policia ka përdorur dhunë ndaj grave dhe burrave që kërkojnë dëmshpërblim të plotë për objektet e tyre. Situata e tensionuar në rrugët e Tiranës nuk e ka shqetësuar Edi Ramën, i cili ka vijuar i qetë axhendën e tij ditore. Sot Rama ka marrë pjesë në komunikimin e përjavshëm me qytetarët dhe nuk ka thënë asnjë fjalë për përplasjet në Tiranë. Ai iu përgjigj një prej qytetareve, e cila ishte pushuar nga puna nga kreu i bashkisë, siç u shpreh me pa të drejtë, dhe Rama tha se tanimë nuk ka asnjë bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat e qytetarëve, por veçoi atë të Shkodrës, për të cilën u shpreh se ka mbetur ende pa zgjidhje si për të mos prishur syrin.

“Tani më nuk ka asnjë bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat e qytetarëve siç na ka ndodhur me një sërë bashkish që i ndanin qytetarët në ata dhe ne, kështu që natyrisht që nuk janë përsosur të tëra por shkalla e mospërgjigjeve është ulur ndjeshëm, për të mos prishur syrin e keq kemi në vend të hudhrës bashkinë e Shkodrës”,- u shpreh Rama.

Lexoni edhe

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?