Rama “i blinduar” në Shkodër, Bushati: Erdhi me duar në xhepa, ka 8 vite që e përçmon këtë qytet

Drejtuesi politik i Partisë Demorkatike në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati akuzon kryeministrin Edi Rama, i cili vizitoi ditën e sotme kryeqendrën e Veriut të vendit, i shoqëruar me forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Në një deklaratë për mediat, Bushati thekson se Rama erdhi me duar në xhepa me eskortën e tij, për të ju shitur shkodranëve karshillëkun.

“Shpirtin e revoltës që ekziston në Shkodër dhe që ai nuk diti ta shuajë as me gaz dhe as me përmbytje, do ta gjejë me 25 Prill në fletët e votimit”, shprehet ndër të tjera Bushati.

Deklarata e plotë e Helidon Bushatit:

Patëm nderin ta kishim sot në Shkodër, showman-in që na ka ra për hise ta kemi kryeministër dhe propagandën gebelsjane të tij. Erdhi dhe u duk për t’i shitur shkodranve karshillëkun e tij në një situatë që vetëm për atë nuk ekziston.

Erdhi me duar në xhepa me eskortën e tij, ndërsa banorët e përmbytur të Shkodrës xhepa bosh përdorin varkat për t’i hedhur një sy shtëpiave nën pushtetin e ujit.

Kjo situatë vetem atij nuk i bën përshtypje, kryerilindasit dhe shpurës se tij. Atij që është mësuar ta shohi këtë qytet si një dele të zezë. Ka zgjedhur ditë fatkeqësie për ta shpehur hakmarrjen e tij, ndaj një qyteti dhe banorësh që nuk e meritojnë ta kenë. Një urrejtje kronike antinjerëzore që nuk mund të shpjegohet.

Edi Rama po e dëshmon cdo ditë që ka kohë që nuk është kryeministër i shiptarëve. Ka 8 vite që vetem si kryeministër nuk sillet. Ka 8 vite që e përcmon këtë qytet.

Shkodra dhe kryerilindasi janë vite dritë larg, dhe këtë ai e di fort mirë, ndaj hakmerret duke u sjellë si një i fortë lagjeje e jo si kryeminister i një vendi.

Shpirtin e revoltës që ekziston në Shkodër, dhe që ai nuk diti ta shuajë as me gas dhe as me përmbytje, do ta gjejë me 25 Prill në fletët e votimit.

SHKARKO APP