Rama i çon Metës propozimin për dekretimin e Evis Kushit

Katër ditë pas shkarkimit të ministres së Arsimit, Besa Shahini, Edi Rama ka dërguar emrin e ministres së re, Evis Kushi për dekretim te Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Burime nga kryeministri bëjnë me dije se Edi Rama i ka dërguar sot kreut të shtetit propozimin për ministren e re.
Evis Kushi u emërua nga Rama si ministrja e re e Arsimit, pas qëndrimit të Shahinit për 20 muaj në këtë detyrë.

Lidhur me këtë proces, presidenti ka shtatë ditë kohë për të dekretuar Kushin si ministre Arsimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?