Rama i dorëzon kartën e anëtarësisë gruas 100 vjeçe në Lushnjë!

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet sot në Lushnjë ku takoi një socialiste që sapo ka mbushur 100 vjeç.

Kreu i qeverisë i dorëzoi kartën e re Nr. 000001 të anëtarësisë në PS dhe i uroi asaj dhe Partisë Socialiste 100 vjet të tjera.

“E kisha me merak të vija të ta jepja vetë kartën” i tha Rama 100-vjeçares. “100 vjeçe është pararoja e Partisë Socialiste”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP