Rama: I dorëzuam zonjës së drejtësisë shpatën, duke ditur që mund të priste kokat tona

Kryeministri Edi Rama, thotë se PS-ja i ka të gjitha meritat për Reformën në Drejtësi. Një reformë që për të nuk kishte për të ndodhur kurrë me qeveritë e mëparshme. Rama tha se PS ndërmori këtë reformë për t’i dhënë shpatën zonjës së drejtësisë, duke e ditur që ajo shpatë mund të priste edhe koka nga PS.
”Unë s’di që nga 1912 dhe deri pasi ne kaluam reformën dhe pasi u ngrit SPAK e GJKKO, që të jetë kap ndonjë person publik politik. Kjo nga një prokuror dhe gjykatës, të jetë bërë hetimi dhe të jetë dënuar, i lidhur ky person me ata që janë në qeveri. Këtë e kemi bërë ne, se kanë bërë të tjerët.
Misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik europian të shqiptarëve. Kush merr përsipër të udhëheq duhet të marr përsipër të gjitha dhimbjet që ka një proces. Kjo është drejtësia dhe zonja që njihet si simboli i drejtësisë.
Ne ja dorëzuam zonjës së drejtësisë shpatën duke pasur parasysh që ajo shpatë do pres kokat tonat. Rrugë tjetër s’ka, ky është lidershipi i PS për të bërë shtet. Në 11 maj i kemi ndarë, ne me shoqen fitore ata me Noc Rrokun”,-tha Rama.