FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama i hakërrehet qytetarëve/ Vlonjati: Na rropën policët, grave po u marrin edhe këpucët! Rama: O sorrë, po flet në hava!

Kryeministri Edi Rama vijon replikat e tij me komentuesit në Facebook, lidhur me shqetësimet që ata i adresojnë. Së fundmi kreu i Ekzekutivit ka replikuar gjatë me një qytetar nga Vlora që i shpreh shqetësimin se Policia në Port po u merr ryshfet emigrantëve të shumtë që kanë ardhur me traget për festat e fundvitit. Por si gjithnjë, Rama nuk ka kursyer jo vetëm replikën por edhe ironinë me komentuesin që në rrjetin social prezantohet si “Eagle Black” e që kryeministri i drejtohet herë si shqiponjë e zezë e herë si sorrë.

Replikat e plota të Ramës me qytetarin nga Vlora.

rama 1

Swiss Digital Desktop Reklama

Replikat në “Facebook” mes kryeministrit dhe komentuesve

KOMENTUESI: Po atyre policave të Vlorës që të marrin lekë për kafe (20 deri në 200 euro) sa herë dalin shqiptarët nga porti me traget në
drejtim të Italisë edhe jo vetëm lekët një zonje që ishte pas meje policia i mori këpucët se i pëlqyen!
EDI RAMA: Vërtet, po ti o Shqiponjë e Zezë çfarë bëre kur pe që zonjës i morën këpucët(?) apo vazhdove të fluturosh mbi ngjarjet? Edhe kur merresh me thashetheme do një karar se pastaj edhe shqiponjë të jesh ngjan si sorrë
KOMENTUESI: Sikur të kishe dhënë zgjidhje edhe mos të vidhte vetë shteti, nuk do zgjidhja të jetoja jashtë Shqipërisë si shumë si puna ime që studiuan edhe e braktisën vendin për një jetë më të mirë!
EDI RAMA: Aha, domethënë i pe këpucët që i’a morën asaj gruas dhe nuk
bërë asgjë po vazhdove rrugën për një jetë më të mirë
KOMENTUESI: Po ç’ti bëja me shtetin nuk merresh dot! Për fat të keq haraçin ta kërkojnë akoma! Unë them ujku ju kërkoni gjurmët!
EDI RAMA: Jo ti nuk po thua ujku, po flet në hava

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?