Rama i kërkon komitetit masa shtrënguese për variantin ”Omicronin” të Covid-19
Në komunikimin e parë online me qytetarët për 2022, kryeministri Edi Rama kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve marrjen e disa masave të reja shtrënguese, kjo për shkak të përhapjes së variantit ”Omicron” të Covid-19.
“A duhet që Shqipëria ta vendosë certifikatën e gjelbër të vaksinimit si kusht për të hyrë në hapësira publike të myllura, apo tubime të mëdha, edhe pse sot të flasësh për tubime kemi tubime për brava, për çelësa, për komardare e kështu me radhë”, tha Rama.
I vetëdijshëm që situata me Covid po agravon, kreu i qeverisë kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve masa shtrënguese për ditët në vijim.
”Kur nuk ka asnjë plan mbylljeje, disa masa nuk do të ishte e paudhë t’i prisje. Nuk mund të jemi vendi me lirinë më të madhe absolute dhe ndërkohë të ankohemi që po tentojnë të na vënë maskën, teksa varianti i ri përhapet gjithandej dhe spitalet mbushen. Disa masa do të ishte e arsyeshme të priteshin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”.