Rama: I lutem PD të mos bllokojë reformën

Edi Rama fton edhe njëherë Lulzim Bashën që të takohen sa më shpejt, për t’i dhënë një zgjidhje bllokimit të reformës në drejtësi nga opozita.

Kryeministri, në një intervistë për Top Channel i lutet Partisë Demokratike të mos tërhiqet nga procesi dhe të rrezikojë ta kthejë vendin në një vrimë të zezë. Por ai thotë se drafti nuk preket pasi prek vetë thelbin e reformës.

Top Channel: Jeni i gatshëm ta takoni Lulzim Bashën?

Edi Rama: Ftesa është bërë me shkrim dhe nëse doni ta kompletoni me gojë merreni si konfirmim. Është shumë e rëndësishmë që të bëjmë çdo përpjekje dhe nuk më vjen fare zor të them që i lutem PD që të mos e minojë një proces! Të mos e kyçë Shqipërinë në një zonë gri që mund të bëhet vrimë e zezë në procesin e integrimit.

Top Channel: Përse nuk toleroni dhe të thjeshtoni 4 institucionet, apo edhe votimin me 2/3?

Edi Rama: Nuk do të rikonfirmoja ftesën ‘i lutemi PD’ që të shikojë përpara dhe të shikojë interesin kombëtar nëse do të ishte qeveria dhe qeverisja që rrezikohet. Nuk është qeverisja dhe Qeveria që vihet në diskutim nga kjo gjë; është fati i popullit dhe vendit. Nuk është çështje pazari, është thelbi i reformës që nuk duhet të cënohet dhe është mungesë e madhe serioziteti që pasi është punuar 1 vit e gjysmë mbi një draft, pasi është konfirmuar nga Venecia dhe nga vetë PD, të shfaqesh me një draft tjetër. Kjo quhet barrikadë për të bllokuar reformën në drejtësi.

SHKARKO APP