Rama i përgjigjet Farage: Shifrat për shqiptarët në burg në Britani janë absurde, hajde në Shqipëri për të parë të vërtetën!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage, i cili pretendoi se “1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”. Përmes një postimi në platformën “X”, Rama hodhi poshtë këto shifra, duke i quajtur “absurde” dhe shembull klasik të propagandës post-Brexit.

“Upsss… vetë z. Nigel Farage më sfidoi për faktet! Çfarë nderi — për një ‘burrë gjigand’, siç më përshkroi ai (duke pasur parasysh që vij nga një ‘vend i vogël’)”, shkruan Rama me ironi, duke e sfiduar Farage për të verifikuar faktet.

Rama thekson se të dhënat reale nuk mbështesin aspak deklaratën e Farage dhe se kriminaliteti në radhët e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk është më i lartë se ai mes vetë britanikëve — ndoshta madje edhe më i ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i propozon Farage-it një sfidë publike: “Nëse pretendimi juaj ‘1 në 50’ del i saktë — angazhohem publikisht t’i marr të gjithë mbrapsht. Por nëse del që shifra është thjesht karburant për tabloide, atëherë ju ftoj në Shqipëri si i ftuar nderi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama mbyll reagimin e tij me një ftesë për Farage: Të vijë në Shqipëri, të përjetojë mikpritjen shqiptare dhe të njohë realitetin përtej stereotipeve. “Hajde, Nigel. Edhe nëse humb në kontrollin e fakteve, fiton një komb të tërë miqsh për gjithë jetën”, përfundon Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?