Rama i përgjigjet ftesës së Bashës për reflektim

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë ftesës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që ky i fundit i bëri gjatë deklaratës për mediat nga selia blu.

Me një përgjigje të shkurtër në rrjetet sociale, Rama thotë se nuk ka nevojë për t’u qetësuar, dhe ftesën për reflektim duhet t’ia bëjë SHBA-së dhe BE-së.

Kreu i demokratëve i bëri ftesë Kryeministrit Edi Rama që të qetësohej dhe të reflektonte për reformën në drejtësi, dhe më pas të arrinin konsensus për të miratuar me unanimitet votash draftin me ndryshimet kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lulezim rrofsh per ftesen per reflektim e qetesi po beja Shteteve te Bashkuara/Bashkimit Europian jo mua Dhe shume suksese Kombetares sot”, shkruan Kryeministri Rama në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?