Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Nuk nisi hetim, por hartoi ese filozofike për pafajësinë

Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me kryebashkiakët në Durrës, ka folur lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit.

Rama i është përgjigjur edhe prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, e cila ditën e sotme iu drejtua me një letër KLP lidhur me situatën e krijuar për ndërtimet pa leje në Theth.

“Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve në Theth ka pasur bum ndërtimesh pa leje si rezultat i përgatitjes së sezonit turistik. Policia e Shtetit ka bërë 40 denoncime, policia ka funksionuar, i ka denoncuar ndërtimet pa leje në Prokurori. Siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë dhe ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?