Rama i përgjigjet “RAI 3” me reagimin e një media tjetër italiane
RAI3 para disa ditësh ka publikuar një reportazh ku sipas tyre kultivimi i drogës në Shqipëri ishte rritur me 1200%
Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në Twitter nje shkrim të nje portali italian qe u referohet të dhënat të bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe asaj italiane në lidhje me të dhënat në luftën kundër drogës.
Rama i ka shoqëruar të dhënat me mbishkrimin:
Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike.
KOHA JONË SONDAZH

