Rama i shkruan sërish Bashës: Gabim i madh, refuzimi i tryezës së përbashkët
Me një postim në Twitter, Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish ftesë kreut të opozitës, Lulzim Basha, ndërsa shkruan se refuzimi i tryezës së përbashkët nga Basha “është një gabim i madh”.
Rama shprehet se platforma me pesë pika e PD-së, për bizneset e dëmtuara nga tërmeti në Durrës, përkon edhe me platformën e qeverisë.
“Një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”, shkruan Rama.