Rama ikën, Blushi e rikthen në sallë: Silleni frikacakun, ku e keni? Ke sindromën e emigrantit. Rama: Dembel, s’ke dallim nga Saliu

Menjëherë sapo ka përfunduar fjalën e tij në interpelancën e kërkuar nga  7 deputetë të Kuvendit Edi Rama e ka braktisur sallën e Kuvendit. Menjëherë e mori fjalën Ben Blushi i cili hodhi akuza ndaj Ramës, duke e quajtur të paaftë për punën që ka.

Por në këto momente, kryeministri Edi Rama e kishte braktisur sallën e Kuvendit, gjë që ka sjellë irritimin e deputetit Vangjel Dule dhe të deputetëve të tjerë.

“Ku iku. Lëre Vangjel se është frikacak, ku iku frikacaku. Shko Taulant e sille frikacakun se iku, ku e keni, apo po fshin hundët aty jashtë”, u shpreh Ben Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas fjalëve të Blushit, Rama është detyruar që të rikthehet në sallën e Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

BLUSHI-RAMËS: CA LIDHJE KA VETTINGU ME LIRIMIN E LUL BERISHËS NGA DAKO
I menjëhershëm ishte reagimi i Ben Blushit ndaj kryeministrit Rama, ku ky i fundit e përmendi disa herë gjatë fjalës së tij. Ligjvënësi i majtë i përsëriti disa herë të njëjtën pyetje Ramës se “Çfarë lidhje ka vettingu me vendimin e Dakos për të nxjerrë nga burgu Lul Berishën”.

“Me këtë motivit gjykata vendosi lirimi nga burgu të Lulzim Berishës, dhe e firmosi Gjushi shoku jot i ngushtë. Është një akt kriminal. Çfarë lidhje ka vettingu me faktin se Dako ndërhyn për të nxjerr nga burgu një njëri që ka vrarë 5 vetë Nuk e thotë vettingu këtë. A ka gjykatës që i reziston presionit të Dakos? Jo si njeri që shtron trotuare. Por si shoku yt që e mban në avion. Ça lidhje ka vettingu me këtë.”, tha Blushi.

Blushi iu drejtua Ramës se ky i fundit ishte pronari i kryebashkiakut Elvis Rroshi, Vangjush Dakos dhe Arben Ndokës.

Më tej Blushi u shpreh se: “Elvis Roshi tha duhet të shkarkohet, pse e mban Roshin në punë, pse nuk e shkarkon? Çfarë lidhje ka vettingu kur Elvis Roshi firmos për qytetarët e Kavajës, pse e mban në punë apo se e ke shok?

Kjo është arsyeja që nuk ka integrim, pse çfarë mendoni ju se nuk e di Evropa dhe SHBA që këta kanë vrarë. Kjo nuk ka asnjë lidhje me vettingun.

Ti ke ndërhyrë për të nxjerrë vrasës nga burgu dhe ke cenuar imazhin e vendit. Këta votojnë sepse ua kërkon ti. Ky hyn vetingu këtu? Do rast tjetër, për të provuar? Ke Roshin, Balilin, Frrokun. Pse nuk arrestohet Klement Balili? Nuk arerstohet se është i LSI, dhe nëse arrestohet bie koalicioni dhe qeveria. Kjo është qeveria e shokut Edi, që bllokon integrimin e Shqipërisë. Pse i doni këta njerëz?… Për të blerë vota sigurisht. Ti ke feudalizuar krimin në Shqipëri. Në Kavajë Roshi shkëlqen, në Vlorë deri dje kishte shokun Koco, në Durrës ke Lulzim Berishën. Rasti jot është si njeriu që hipën në pemë, i cili bën gjithçka për të hipur, por ajo pemë është e krimbur. Ti hipën vetëm për lartësinë dhe bashkëpunon me krimbat.

Për 3 vjet i vure Shqipërisë një damkë që nuk do i shqitet. Këtë Shqipëri po na le ti, sepse ti do ikësh do zbresësh nga pema dhe ne do pastrojmë krimbat. Investitori libanez u largua pasi u kërcënua nga Lul Berisha me shok. Ti ke aftësinë të jesh i paaftë, por nuk është vetëm kaq, pasi ti je mizor. Ti nuk mund të kuptosh se 400 mijë shqiptarë jetojnë me 400 lekë në ditë. Çfarë shteti qeveris ti. Po të marr një rast, mburresh se ke ulur ilaçet. (bie sinjali për mbarimin e kohës)… pusho frikacak.. Ti ke ulur çmimin e një ilaçi për marrje mendsh dhe një ilaç me pika në sy, të cilat të këshilloj ti përdorësh. Ilaçet të gjitha janë rritur. 20 mln euro dëm sipas KLSH, ti këto ilaçe ua shet të varfërve, ky është një korrupsion i madh. Për çfarë të flas tjetër për ty? Për papunësinë premtove 3 mijë vende pune, por 200 mijë vende i braktise. (Valentina Leskaj i ndërpret fjalën).

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?