Rama inaguron Bypass-in e Vlorës: Një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare (VIDEO)

Këtë të premte ka nisur qarkullimi i automjeteve në Bypass-in e Vlorës. Bëhet fjalë për përfundimin provizor të punimeve, që pritet të çlirojë trafikun për pushuesit në Radhimë dhe në hyrje të Vlorës.

Në inagurimin e këtij investimi që do të lehtësojë trafikun në jugun e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama e cilësoi si një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare.

”Do të nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut, tanimë është në prag të përfundimit, por e hapur për lëvizjen e pushuesve”.

Postimi i plotë

Bajpasi i Vlorës. Hapet aksi i ri panoramik për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit. Një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila do të shkurtojë lëvizjen, nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut, tanimë është në prag të përfundimit, por e hapur për lëvizjen e pushuesve.

SHKARKO APP