Rama inspekton Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme: Investim 14.8 milionë euro (Video)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mesditën e sotme, spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT.

“Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, një infrastrukturë ultramoderne e standarteve më të larta bashkëkohore, e cila do të hyjë në shërbim brenda vitit“, shkruan Rama në Facebook, krahas pamjeve që sjell nga ambientet brenda spitalit.

Rama shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme ka ecur në një nivel të ri të investimit, që tashmë qeveria shqiptare ka filluar prej 14.8 milionë euro. Po ecim me ritme të mira dhe brenda dhjetorit përfundon ky spital. Interesante në këtë spital është lidhja që i bëhet kësaj godine me godinën aktuale, ku nëpërmjet dy urave lidhen direkt këto dy spitale, duke bërë një trup dhe duke mundësuar eficencën e shërbimeve”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?