Rama inspekton zonat e përmbytura: Do inventarizohet çdo dëm

Kryeministri Rama dhe disa Ministra të qeverisë kanë parë nga afër sot situatën e përmbytjeve.Rama tha se po paguajmë atë çfarë i kemi bërë mjedisit në gjithë këto vite.

Kryeministri Edi Rama inspektoi zonat e goditura nga moti i keq në jug të vendit.Shefi i Qeverisë dhe Ministrti i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishin fillimisht në Novoselë, për të parë nga afër situatën, ku uji ka lënë pas shtëpi të shkatërruara, toka të përmbytyra dhe qindra banorë në qiell të hapur.

Kryeministri paralajmëroi një vlerësim të banesave të dëmtuara, një proçes në të cilin është kërkuar edhe ndihmë nga Brukseli, por nuk foli për dëmshpërblim.

“Kemi të bëjmë me një situatë terësisht të jashtëzakonshme sa i përket motit. Por nga ana tjetër jam shumë krenar se pa filluar tërbimi i motit Emergjencat Civile bazuar nnë të dhënat e motit janë përgatitur dhe të gjitha strukturat kanë qnë në këmbë.

Kanë shmangur deri tani çdo lloj dëmi në jetë njerëzish, dëme të mëdha sa u përket bagëtive dhe janë në krye të detyrës për të qëndruar deri në fund në krah të njerëzve.

Nga ana tjetër kemi shumë shtëpi të përmbytura dhe të dëmtuara, do bëhet raport i hollësishëm i të gjitha dëmeve.

Kemi filluar të komunikojmë dhe me partnerët tanë ndërkombëtar, sot paradite kemi qenë në komunikim me Brukselin për të vlerësuar mundësinë e një mbështetjeje në këtë aspekt”.

Rama vlerësoi punën e Ministrisë së Bujqësisë, për punën e bërë deri më tani me hidrovoret dhe tha se mjedisi po na e bën ta paguajmë dëmin që i kemi shkaktuar.

Ai apeloi qytetarët, që të mos refuzojnë evakuimin kur janë në rrezik.

Kryeministri u ndal edhe në Levan të Fierit, ku premtoi gjithashtu inventarizim të dëmeve dhe kompensim të fermerëve për dëmet që kanë pësuar nga moti i keq.

SHKARKO APP