Rama ironizoi sot me bufin e kënetës deklaratat e kryetarit të PD, Sali Berisha për TikTok-un

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot me bufin e kënetës deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë protestës dje në Tiranë kundër mbylljes së aksesit në platformën TikTok.

Rama publikoi në rrjetet sociale një video me buf, teksa dëgjohet kreu i PD-së që i drejtohet një fëmije duke i thënë se “në 12 maj gjyshi do të hapë TikTok”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbroni fëmijët. Thani kënetën me votë”, shkruan Rama krahas videos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita zhvilloi mbrëmjen e djeshme një protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kundër mbylljes së platformës sociale TikTok.

Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?