Rama ironizon opozitën nga Gjirokastra: 7 herë 7 u bë 6 milionë!

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka ironizuar nga Gjirokastra, kryedemokratin Sali Berisha, kur tha se shpenzoi 6 milionë dollarë për lobim në SHBA.

Rama tha se sot aritmetika po bëhet e interpretueshme, dhe 7 herë 7 është 6 milionë.

“7 herë 7 42 habiteshim por nuk kishim parë gjë akoma se u bë 6 milionë tani me kontratat e patriotëve. 3 patriotë nga e njëjta familje në Tropojë u lindi në zemër të shpenzojnë 6 milionë dhe të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe ju dhe të lobojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e habitshme sesi pastaj, shihja në raportet që më vijnë, se në kënetë thuhet se çfarë është 6 milionë. Kjo nuk është asgjë me çfarë ka bërë Edi Rama në qeveri, narkoregjimi. Domethënë ky është fundi”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?