Rama ironizon protestën e PD më 22 Nëntor: Do të vjedhësh drita e të ndërtosh pa leje, protesto
“Do të ndërtosh pa leje? Do të vjedhesh drita sa të duash? Do diplome pa shkuar në shkollë?
Po Lazarat e rrena pa hesap do? Protesto. Vajmedet PD”, shkruan Kreu i Qeverisë në rrjetin social.
Reagimi i Kryeministrit vjen në një kohë kur Partia Demokratike dhe BSPSH po përgatiten për zhvillimin e një proteste kundër rritjes së taksave, çmimit të energjisë elektrike, aksioneve për prishjen e ndërtimeve apo asaj që demokratët e konsiderojnë si instalimin e shtetit policor në vend.