Rama: Ja çfarë duhet të kenë bizneset në ambientet e tyre kur të vijë kontrolli

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar bizneset që lejohet të hapen se duhet të kenë në mjedisin e tyre vërtetimin nga e-albania dhe protokollin e sigurisë duke nisur nga 27 prilli. Rama shkruan se do të ketë inspektime dhe sanksionime në bazë të aktit normativ. “? Kujtesë! Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga www.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill! Task-forca ndërinstitucionale anticovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli?”, shkruan Rama.

SHKARKO APP