Rama jep lajmin: Gati aksi që lidh Përmetin me Leskovikun, Ersekën dhe Korçën. Një dritare e fluks të ri turistik
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se është gati aksi që lidh Përmetin me Leskovikun, Ersekën dhe Korçën.
Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan edhe se ky investim do t’i hapë rrugë agroturizmit, natyrës së jashtëzakonshme të Çarçovës, Gërmenjit e Shelegurit, turizmit kurativ të llixhave të Bënjës dhe Sarandaporit.
”Gati aksi pjesë e unazës juglindore që lidh Përmetin me Leskovikun, Ersekën dhe Korçën. Një hapësirë e jashtëzakonshme e cila do t’i hapë rrugë agroturizmit, natyrës së jashtëzakonshme të Çarçovës, Gërmenjit e Shelegurit, turizmit kurativ të llixhave të Bënjës dhe Sarandaporit, një dritare e fluks të ri turistik”,-shkruan Rama në facebook.