Rama jep lajmin: Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës

”Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës”. Lajmin e ndan kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan që synimi është zbardhja e fazave të hershme të ndërtimit. Kalaja e Gjirokastrës është atraksioni kryesor i qytetit të gurtë falë vlerave historike dhe arkitektonike.

”Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër janë në ditën e tretë të punimeve, të cilat do të vijojnë gjatë gjithë korrikut. Synimi është zbardhja e fazave të hershme të ndërtimit, me zbulimet e para që përfshijnë gjurmë të një kulle nga antikiteti i vonë (shek. V–VI pas Kr.) dhe materiale të tjera të rëndësishme, që dokumentohen për herë të parë”, theksoi Rama.

Kalaja e Gjirokastrës e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit. Krahasuar me kalatë mesjetare të tjera të vendit, kjo kala është më e vogël nga sipërfaqja dhe ruhet në gjendje më të mirë. Gjerësia është 75 m dhe gjatësia 500 m. Për t’u shtuar rezistencën mureve të kalasë janë ngritur pesë kulla të fuqishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?