Rama: Jetojmë në një rajon që për dekada ka humbur vetveten

“Ne jetojmë në një rajon që për dekada ka humbur vetveten në përkthim. Në Ballkan të gjithë ne kemi nevojë për Europën, por edhe Europa ka nevojë për ne. Pa Ballkanin Europa nuk është e plotë. Ritheksoj faktin se ne dëshirojmë që të hapim një faqe të re, dhe një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Duhet të diskutojmë se si mund t’i gjallërojmë marrëdhëniet mes dy vendeve. Është me rëndësi për paqen në rajon, dhe për të ardhmen e rajonit. Besoj se fatet tona janë të ndërlidhur me njëra-tjetrin. Dhe sfida jonë për integrimin drejt BE është e lidhur me ecurinë e vendeve të tjera në rajon. Duhet të ecim përpara si grupe popujsh që janë gati të ecin drejt BE dhe të lënë pas ngjarjet e historinë që na kanë ndarë për dekada.”- tha Rama.

Gjithashtu ai shtoi se viti 2014 është edhe 100-vjetori i fillimit të luftëas së parë botërore, por edhe viti i parë ku nuk ka pasur konflikte në asnjë prej kufijve në rajon.

“Viti 2014 është edhe 100-vjetori i Luftës së Parë e cila filloi në Ballkan, por ky është viti i parë ku nuk ka pasur konflikte në asnjë prej kufijve në rajon. Ne kemi hyrë në një epokë të re në të cilën cilësia e jetës sonë të përbashkët mund të ndryshojë në mënyrë dramatike në varësi të bashkëpunimit tonë. Edhe ne për shumë vite kemi ushqyer ide të caktuara në Ballkan. Për shumë vite Ballkani ka qenë metafore për të dalluar zonat konfliktuale dhe ato të pacivilizuara nga pjesa tjetër”,-tha Rama.

SHKARKO APP