Rama: Jo më gjobë në kontrollin e parë!

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi tek Piramida, tha se bizneset në vend do të klasifikohen. Sipas tij, nuk do të ketë më gjoba të befasishme, duke shtuar se do të kryhet reforma e Inspektorateve.

”Ne kemi një luftë shtetbërjeje, që hapësira e korrupsionit të ngushtohet. Duhet të ndryshojmë figurën e inspektorit. Nuk do jetë trup që edhe do vendosë gjoba, edhe do marrë ankesa. Do ketë edhe Komisione Apelimi të përfaqësuesve të biznesit, në mënyrë transparente dhe kolegjiale, për të kaluar një barrikadë që nuk kapërcehet kaq lehtë sa ç’kapërcehet sot.

Do të vendosim parimin “jo gjobë në vizitën e parë”. Kjo do ta bëjë të pamundur që të vihet një gjobë në mënyrë të papritur. Është shteti që i shërben biznesit, për të garantuar konkurrencën e lirë dhe të drejtë. Vizita e parë ka vetëm këshillim dhe regjistrim të problemit.

Bizneset do të klasifikohen, pasi sekush ka nivelin e tij të suksesit. Bizneset që do jenë korrekte në raport me shtetin, nuk do të kontrollohen, do jenë në fashën A të bizneseve dhe askush nuk mund të bëjë kontroll, pasi kanë treguar në proces kohor se i janë përmbajtur rregullave”,-tha Rama.

SHKARKO APP