Rama: Ka një rrezik të qartë dhe real nga agresioni rus në Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Edi Rama tha se në Ballkanin Perëndimor ka një rrezik real nga agresioni rus.
Rama deklaroi, gjatë konferencës me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se lufta është pranë dhe nuk duhet të luajnë me zjarrin.
“Ka shumë mësime që mund të nxjerrim nga historia jonë në Ballkan, “nuk duhet kurrsesi të biem pre e relativizmin të këtij konflikti sepse është e qartë, ka një agresor dhe një viktimë. Gjithçka tjetër është çorientuese. Në Ballkanin Perëndimor, sigurisht nuk jemi një rajon pa probleme, ku nëse ti do të ndezësh një luftë e ke të vështirë të gjesh harta, jetojmë në një terren pjellor ku është derdhur shumë gjak.
Por në të njëjtën kohë, duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku në një mënyrë që të bashkëpunojmë për interesin e përbashkët, pastaj të diskutojmë por në mënyrë paqësore për diçka për të cilin të jemi dakord. Duhet të forcojmë institucionet tona.
Edhe njëherë, po ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor për shkak të agresionit rus. Jo ta shohin si situatë që ushtria ruse do të vijë këtu.
Shpresojmë fort që të vazhdojmë të ecim përpara së bashku. E shoh Ukrainën, si një vlerë e shtuar sepse vjen në këtë lidhje me shumë plagë të cilat vazhdojnë të jenë të hapur. Lufta është po kaq pranë sa jemi ne këtu. Sado e pamundur të duket, mund të ndodhë. S’duhet të luajmë me zjarrin, duhet të ruajmë një qëndrim të qartë në raport me Ukrainën. Nëse humbim këtë qartësi, rrezikojmë të hyjmë në një fazë të errësirës“, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

