Rama: Kemi shtim të numrit të specieve falë moratoriumit të gjuetisë, rikthehet normaliteti në habitatet natyrore

Mëngjesin e kësaj të dielë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje në zonat e mbrojtura, ku thotë se kemi shtim të numrit të specieve, kjo falë moratoriumit të gjuetisë.

Teksa iu uron ndjekësve një ditë të mbarë, kreu i qeverisë thotë se kjo rikthen normalitetin në habitatet natyrore.

“MIRËMËNGJES dhe me imazhet fantastike që na vijnë prej kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ku jo vetëm kemi shtim të numrit të specieve falë moratoriumit të gjuetisë duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të vizitorëve, ju uroj të diel të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.

SHKARKO APP