Rama kërcënon mediat që shtojnë panikun në popull
Rama nga Mamurrasi tha: “Besoj se është me shumë rëndësi të nënvizoj sot duke u nisur dhe nga një fluks i madh shqetësimesh dhe shprehjesh alarmi dhe paniku të njerëzve se ka një rëndësi tejet të posaçme përgjegjshmëria e të gjithë atyre që kanë në dorë një instrument komunikimi.
Përgjegjshmëria e të gjithë atyre që kanë përgjegjësinë të shfaqen në ekrane apo të publikojnë lajme nëpër portale, në rrjete sociale, sepse është vërtet momenti për të kontribuar në ruajtjen e qetësisë, për të ndihmuar psikologjikisht një popull të tërë të traumatizuar dhe nuk është momenti as për audiencë, as për LIKE e as për sharlatanë që shfaqen nëpër ekrane me teori konspiracioni dhe me parashikime që e marrin zanafillën nga koha e romakëve në Durrës.
Këto janë krime në kuptimin e vërtetë të fjalës, krime të një papërgjegjshmërie absolute që cenojnë drejtpërdrejt jetën e përditshme të njerëzve dhe bien ndesh në mënyrë flagrante me standartet e gjendjes së jashtëzakonshme.
I bëj thirrje të gjithëve duke pasur besim dhe duke besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak më të thellë dhe jo me ndonjë qëllim të keq, që të mos na detyrojnë që të vëmë në lëvizje mekanizma që i parashikon gjendja e jashtëzakonshme, për t’iu fikur fare dritën e ekraneve dhe të pasqyrave të tyre”-nënvizoi Kryeministri.
Rama nuk e preku faktin se prania e mediave dhe transparenca do të ndihmonë në menaxhimin sa më mirë të situatës dhe në denoncimin e abuzimeve
KOHA JONË SONDAZH

