”Rama kërkon përballje”, ish-deputeti paralajmëron protesta: Jemi të motivuar, por PD ka nevojë për riorganizim
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu thotë se opozita do të përballet me qeverinë ”Rama 3”, duke dalë në sheshe dhe duke takuar e informuar çdo qytetar. Ai thotë edhe se PD-ja ka nevojë për një riorganizim dhe bashkim me çdo element opozitar.
“Ne kemi partinë, ne jemi PD, fakti që nuk e njeh narkoshteti tregon pastërtinë e kësaj opozite. Narkoshteti thotë se tek inceneratorët nuk vidhet, nuk ka drogë, dhe që nuk na njeh tregon se jemi të pastër. Pushtetet e tilla e kanë një fund të qartë si shokë që janë në burg dhe ashtu do përfundojnë. Ne nuk shembemi dhe sot jemi më të organizuar dhe më të motivuar për të mbushur sheshet në gjithë Shqipërinë.
Por Edi Rama kërkon përballje dhe do ta ketë. Nëse mendoni se 20 monstra e hajdutë që mund të mposhtin një popull në shesh e kanë gabim Opozita e ka për detyrë të takojë çdo njeri ta informojë për çdo gjë që ndodh në Shqipëri.
Qytetarët janë të keq informuar nga ata që paguhen nga paratë drogës. Me narkoshtetin nuk ka diskutime do të ketë përballje. PD do takohet me çdo qytetarë. PD ka nevojë për një riorganizim dhe bashkim më çdo elementi opozitar, se jemi në një beteje me ata që duan ta shkatërrojnë këtë vend”, tha Balliu në Panorama TV.