Rama këshillon Benet Becin: Në bashki s’ka të majtë dhe të djathtë. Pritshmëria është shumë e madhe, s’do të të falin
Pas shëtitjeve në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, në kuadër të turit falënderues për fitoren e thellë në zgjedhje, kryeministri Edi Rama pati disa këshilla për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Shkodër, Benet Beci.
”Do kesh shumë presione, nga të katërta anët. Ndërhyrje, historira në emër të revolucionit që përmbysi regjimin. Nuk duhet të biesh në këto presione, nuk duhet të shohësh njerëzit si të majtë dhe të djathtë”,-tha Rama.
Kreu i qeverisë kërkoi sa më shumë punë. ”Nëse do të të nderojnë dhe respektojnë dhe të të mbështesin siç të mbështetën, se të përsërisësh fitoren është e vështirë, se një herë mund të fitosh. Pritshmëria është shumë e madhe, s’do të të falin”,-tha më tej Rama.