FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama komenton kërkesën e Zelensky-t për prodhim armësh: Duhet të forcojmë mbrojtjen!

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me komisionerin Varhelyi, komentoi deklaratën dhe kërkesën e presidentit ukrainas, Zelensky për të prodhuar sëbashku armë.

Por a i ka kapacitetet Shqipëria për të prodhuar armë? Rama theksoi se Shqipëria nuk ka industri prodhuese ushtarake të prodhimit të armëve, ndërsa shtoi se po punojnë për të lidhur një marrëveshje të tillë.

Kreu i qeverisë nënvizoi mes të tjerash se duhet të investohet në mbrojtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Patëm një samit të mirë dhe zhvilluam diskutime të mira mes presidentit Zelensky dhe të tjerëve. Ai samit tregoi diçka që është e rëndësishme, që të gjithë ishin këtu. Rajoni, ishte larg duave të Rusisë. Si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së, e gjithçkaje. Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi në dispozicion. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur. Të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër. Presidenti Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit, që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po. Jo vetëm Shqipëria. Ky është proces. Ne e dimë që duhet të investojmë në mbrojtje. Gjithçka që mund të bëjmë në këtë drejtim, do ta bëjmë. Do e bëjmë me aleatët. Pjesa tjetër është e natyrshme.”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?