Rama: Kompensim me vlerën e tregut për shtëpitë që preken nga ndërtimi i stadiumit në Shkodër

Në qytetin më të madh verilidnor të vendit do të shpërndahen rreth 700 certifikata legalizimesh, duke i dhënë kështu mundësinë pronarëve të tyre të gëzojnë shtëpitë , duke e kthyer ato në legjitime.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama shpreh se po bëhen legalizime në një zonë ku, në 8 vjet u bënë 1400 të tilla nga 21 mijë deklarime.

“Në 7 muaj kemi bërë një punë kolosale për familje që presin prej vitesh. Me ndarjen e re territoriale do jetë më e lehtë që ky proces të ecë përpara”, tha Kryeminstri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa kreu i Aluiznit Artan Lame u shpreh se po punohet për legalizimin e zonës brenda qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetin social “Twitter” per legalizimet falas që jane shpërndarë sot në Shkodër:  “Shkodër: 700 legalizime të tjera falas që e çojnë në më shumë se 1400 numrin për rrethin dmth më shumë se në 8 vjet:-)”.

Ndërkohë në lidhje me projektin për stadiumin, Rama ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë për zbatimin e tij. Rama ka sqaruar se objektet që pengojnë zbatimin e projektit do të prishen vetëm pasi pronarët e shtëpive të kompensohen.

Këto sqarime Rama i bëri gjatë takimit me pronarët e këtyre shtëpive, të cilët prisnin prej disa orësh një sqarim nga Kreu i Qeverisë.

"Fillimisht do të bëjmë kompensimin e banesave me vlerën e tregut dhe më pas do të ndërhyhet vetëm në ato banesa që pengojnë zabtimin e projektit për rikonstruksionin e stadiumit Loro Boriçi", sqaroi Rama.

Në vijim ai shtoi se stadiumi do të bëhet sipas standardeve europiane. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?