Rama: Kongresi Botëror i Ligjit, trofe i Shqipërisë dhe kjo falë reformës në drejtësi

Kryeministri Edi Rama, thotë se Kongresi Botëror i Ligjit është ndër të tjera edhe një trofe në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë, falë reformës në drejtësi.

”Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratikë nga kontinentet e ndryshme. Kështu shkruhet në letrën e presidentit të Shoqatës Botërore të Juristëve, Javier Cremades, profesor i të Drejtës Kushtetuese dhe avokat me prestigj të madh.

Duke zgjedhur Shqipërinë si vendin pritës të Kongresit Botëror të Ligjit 2027, komuniteti ndërkombëtar i ligjit dëshiron të njohë demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluara mbi sundimin e ligjit si garanci për dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin për qytetarët e saj, vazhdon ai”, theksoi kryeministri Rama, duke cituar Javier Cremades.

Kongresi do të jetë një mundësi e shkëlqyer për vendin tuaj për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha drejt një demokracie të fortë, respektin ndaj ligjit ndërkombëtar dhe respektin ndaj sundimit të ligjit”, vijoi Rama, duke cituar letrën e Cremades.

SHKARKO APP